Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka publikuar sot një video nga aeroporti i Prishtinës prej ku ka folur për votimin që po ndodh nëpër ambasada dhe konsullata të Kosovës në shtete të ndryshme.
Por, këtë adresim nga aeroporti, Gërvalla e bëri pasi, për dallim nga bashkatdhetarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në shtetet e perëndimit, e njëjta, ndonëse jeton dhe vepron në Kosovë tash e së paku katër vjet, ka marrë rrugë për në Gjermani ku do ta shfrytëzojë të drejtën e saj për votim.
Këtë për “Express” e ka konfirmuar këshilltari i saj për media, Leutrim Sahiti.
https://klankosova.tv/jeton-dhe-punon-ne-kosove-qe-4-vjet-gervalla-regjistrohet-si-votuese-jashte-vendit-a-e-mashtroi-kryediplomatja-kqz-ne/
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka njoftuar sot se votimet po mbahen në misionet diplomatike dhe konsullore në Berlin, Düsseldorf, Frankfurt, Hamburg, Kopenhagë, München dhe Stuttgart.
KQZ ka njoftuar se deri në orën 11:00, dalja në votime në shtetet e ndryshme ka qenë mesatare prej 21.60%.
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.