Lajmet e fundit

Steven Gerrard është në negociata që të bëhet trajneri i ri i Glasgow Rangers, pohon medium britanik The Sun.
Graeme Murty e zëvendësoi Pedro Caixinha-n në krye të klubit skocez shtatë muaj më parë, por thuhet se ikona e Liverpoolit mund të jetë figura e ardhshme që do ta marrë këtë post.
Ish-kapiteni legjendar i Të Kuqve, që nuk ka përvojë si trajner i ndonjë skuadre, thuhet të mos jetë i frikësuar nga kjo detyrë, ku do të kishte punë me ish-trajnerin e tij, Brendan Rogers, i cili udhëheq rivalin e përjetshëm të Rangers, Celtic-un.