Lajmet e fundit

Futbollisti Steven Gerrard i cili është duke luajtur në La Galaxy, ka deklaruar se ka në plan rikthimin te ish-skuadra Liverpool.
Anglezi ka thënë se më mirë është për të që të kthehet në Anfield herët sesa vonë.
Gerrard kaloi në Galaxy sezonin e kaluar kur nga Liverpool u largua pas 17 viteve.
Edhe pse ka thënë se është i lumtur në Amerikë, ka deklaruar se i mungojnë miqtë dhe familja si dhe ndjekja e ndeshjeve në Anfield, transmeton Klan Kosova.