Lajmet e fundit
Legjenda e Liverpool, Steven Gerrard ka komentuar lidhur me situatën aktuale të Raheem Sterling.

Sterling ka refuzuar që të bashkohet me skuadrën në fazën parapërgatitore, duke dëshiruar me çdo kusht që të largohet.
Gerrard ka thënë që ai duhet të ketë durim dhe të bëhet më burrë rreth largimit të tij.
“Sterling duhet të bisedojë me drejtuesit e klubit, sidomos me trajnerin Rodgers. Ai duhet të flas me ta dhe të iu tregojë se çfarë saktësisht ka në plan ai” ka thënë Gerrard.
Manchester City është skuadra lidere për të marrë shërbimet e tij, ndërsa siç thuhet këtë kalim e dëshiron edhe vet lojtari.