Lajmet e fundit
Ish kapiteni i Anglisë beson se pozita e Roy Hodgson në krye të kombëtares do të shqyrtohet pas Euro 2016-ës dhe në rast dështimi ai e ka përkrahur irlandezin si zëvendësues të denjë.

Steven Gerrard e ka përkrahur një kandidim të mundshëm të Brendan Rodgersit për pozitën e timonierit të kombëtares angleze.
35 vjeçari, megjithë disa konflikte me të në të shkuarën, mendon se Rodgers ka aftësinë për të drejtuar Tre Luanët nëse menaxheri i tanishëm largohet pas Europianit.
“Kur Roy të mos jetë më në krye, Brendan Rodgers duhet të jetë zëvendësimi”.
“Sistemi i lojës që aplikon i shkon Anglisë. Ai do të përmirësonte shumëçka”.
“Brendan është menaxher brilant”.
“Nëse do dikë që e bën skuadrën të luajë dhe lojtarët të kenë dëshirë të punojnë, Brendan është njeriu që kërkoni”.