Për Liverpool më nuk do të paraqitet kapiteni legjendar Steven Gerrard. Heroi i Të Kuqve ka vendosur ta lërë futbollin në Angli. Ai zhvilloi 700 ndeshje në Premierë Ligë.
16.05.2015 · përditësuar para 4095 dite1 min lexim
Tifozët e Liverpool-it edhe një herë kanë treguar dashurinë dhe mbështetjen e madhe që kanë për Steven Gerrard.
Mbështetja e pashoqë për kapitenin ka ardhur pasi Gerrard do ta lërë Liverpool-in për ta përfunduar karrierën e tij në ligën amerikane të futbollit MLS.
Anglezi nga stinori i ardhshëm do të veshë fanellën e LA Galaxy.
Gerrard ka marrë kreditet e një heroi nga tifozët e Liverpool-it, ashtu siç edhe është.
Prej se bëri debutimin e tij me Reds-at në vitin 1998, 34 vjeçari ka zhvilluar më shumë se 700 paraqitje për ekipin e zemrës, transmeton Klan Kosova.
Ai gjatë karrierës së tij ka fituar Ligën e Kampionëve, Kupën UEFA, Kupën FA dhe Kupën e Ligës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.