Lajmet e fundit

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka treguar se ish-kapiteni dhe ikona e këtij klubi Steven Gerrard dëshiron që të bëhet trajner në Anfield.
Gjermani madje ka thënë se e mbështet Gerrard drejt suksesit kur atij t’i ipet rasti.
“E kam pyetur atë direkt: A dëshiron që të bëhesh trajner? Ai më ka thënë po.”
“Kjo ishte e mrekullueshme. Sepse këtu ai ka grupin e duhur, çka do ta ndihmonte atë shumë. Ne tash po e bëjmë këtë”.
“Mund të tingëllojë qesharake, por nuk do të mendoja që Gerrard nuk mund që të mësonte diçka nga unë”.
“Një ish-futbollist i klasit botëror, ai i ka sjell futbollit shumë, por që ka shumë aspekte menaxheriale për të cilat duhet mësuar. Është koha ajo për çka angazhoheni dhe Steve do ta bëjë atë”, ka thënë Klopp./Klan Kosova/