Lajmet e fundit

Trajneri i Glasgow Rangers, Steven Gerrard, është afër transferimit të ish-bashkëlojtarit të tij te Liverpool, Jon Flanagan, raporton Daily Mail.
Flanagan ishte liruar prej klubit nga Merseyside pasi që i kishte skaduar kontrata, ndërkaq tani mësohet se është duke kaluar nëpër testet mjekësore te gjiganti skocez.
Mbrojtësi, që ishte dënuar me një vit shërbim në komunitet, pasi që ishte shpallur fajtor për sulmin ndaj të dashurës, pritet t’i bashkohet ekipit për në kampin parasezonal në Spanjë.