Lajmet e fundit

Futbollisti Dilyan Georgiev, ka folur pas nënshkrimit të kontratës me Dritën, duke thënë se ka synim për të luftuar për titullin e kampionit.
Georgiev, ka potencuar se është ambientuar menjëherë te klubi gjilanas, teksa shtoi se do të angazhohet që ta ndihmoj ekipin në çdo moment.
"Kur mora ofertën nga FC Drita, nuk mendova nëse duhet ta pranojë apo jo! E pranova menjëherë sepse e dija se sa ekip i madh është Drita dhe gjithmonë ka një synim për të luftuar për kampion dhe për gara evropiane që për çdo futbollist është një shans shumë i mire”, është shprehur Georgiev për faqen zyrtare të Dritës.
“Për pak ditë sa jam me ekipin, shoh që gjithçka është shumë profesionale dhe ajo çka është më e rëndësishmja ekipi më priti shumë mirë”.
“Është një ekip në një nivel të lart për çka jam shumë i lumtur që jam pjesë e këtij grupi. Do të angazhohem shumë që të ndihmoj klubin në çdo moment", përfundoi ai.
Georgiev është 21-vjeçar dhe vjen nga Sofia e Bullgarisë. Luan në pozitën e mbrojtësit të djathtë dhe sezonin e fundit luajti me ekipin e Sportis Svoge në ligën e parë të Bullgarisë ku brenda një sezoni zhvilloi 34 ndeshje.
Dilyan i është bashkuar dje ekipit në Bansko për të vazhduar me fazën përgatitore. /Klankosova.tv.