Shkrimtari i serisë së librave “Një këngë e akullit dhe zjarrit”, George Martin, ka thënë se ka mbetur shumë prapa sa i përket finalizimit të romanit të tij të ri, “Erërat e dimrit”.
Ky libër i cili do të jetë i gjashti i serisë së lartpërmendur, ndjek atë të vitit 2011, “Një vallëzim me dragonj”.
Ai këtë njoftim lidhur me ecurinë e veprës e ka bërë në ditarin e tij online, Not A Blog.
“Kur ndodhin shumë gjëra shumë shpejt, mbetem edhe më shumë prapa. Jam shumë prapa tash, dhe perspektiva e të tentuarit që ta kap hapin po bëhet gjithnjë e më shtypëse”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.