Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka bërë të ditur se dje janë kryer operacionet e para të riatdhesimit të shqiptarëve të mbetur në Itali dhe Kroaci.
Sipas tij, këto operacione do të vijojnë për t'i riatdhesuar shqiptarët e bllokuar në hapësirën europiane për shkak të masave të marra në luftën kundër COVID-19, njofton Klan Kosova.
“Kthimi do të mundësohet për studentët, rastet humanitare apo me nevoja të veçanta dhe për shtetasit shqiptarë me qëndrim mbi 90 ditë në vendet ku janë bllokuar”.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.