Lajmet e fundit

Juventusi nuk ka arritur më shumë se një barazim në udhëtim te Genova, me rezultat 1-1, në kuadër të xhiros së 16-të në Serie A.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të Federico Chiesas, në minutën e 28'. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, vendasit e barazuan rezultatin me anë të Albert Gudmundsson, në minutën e 48', pas një asistimi nga Caleb Ekuban.
Juventusi pas barazimit mbetet në vendin e dytë me 37 pikë, teksa Genoa pozicionohet në pozitën e 14-të me 16 sosh. /Klankosova.tv.