Lajmet e fundit

Genoa janë të interesuar për huazimin e trios të Milanit, Mbaye Niang, Simone Verdi dhe Suso.
Të dy klubet kanë krijuar një marrëdhënie të mirë këto vitet e fundit duke u transferuar një numër i konsiderueshëm i lojtarëve në mes dy klubeve, dhe kjo mund të vazhdojë edhe këtë verë.
Sipas Sky Sport Italia, Genoa është e vendosur ta forcoj skuadrën pasi ka humbur lojtarët kyç, dhe sytë i kanë rikthyer kah klubi Rossoner.
Niang, i cili së fundi ka nënshkruar një marrëveshje të re me Milanin, mund të rikthehet në Genoa pasi kaloi një gjysmë sezon impresiv si huazim te klubi nga qyteti i Sampdorias.
Suso nuk ka pasur shumë hapësira pas transferimit nga Liverpool në muajin janar, dhe bosi i AC Milan Sinisa Mihajlovic mund ta lejoj një huazim të Susos në Grifone për një zhvillim më të mirë të tij.
Së fundi Simone Verdi ka kompletuar transferimin te Milani këtë verë pasi ka qenë në bashkëpronësi me klubin Torino dhe ka shkëlqyer gjatë dy stinorëve te Empoli dhe ka tërhequr vëmendjen e Genoas.