Dueli mes Strasbourg dhe Brondby nuk dhuroi as një gol të vetëm dhe përfundoi 0:0, por ishte fantastik në tribuna.
Tifozët ultras të të dyja ekipeve dhuruan emocione të shumta, teksa dhanë spektakël dhe koreografi fantastike, duke krijuar pamje që pushtuan internetin dhe mediat sportive evropiane.
E veçanta e këtij ballafaqimi të rëndësishëm ishte se u drejtua nga referët kosovarë, raporton Klankosova.tv
Genc Nuza ishte kryesori, kurse Bujar Selimaj dhe Granit Hyseni e asistuan. Burim Jahmurataj po ashtu ishte gjyqtar i katërt, kurse në VAR, Dardan Çaka bashkëpunoi me referin holandez, Clay Ruperti.
Kjo ishte hera e parë që gjyqtarë nga Kosova ndajnë drejtësinë në një ndeshje kaq të rëndësishme dhe të vlefshme për fazën e playoffit./Klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.