Lajmet e fundit
Skuadra gjermane ka transferuar njërin nga mesfushorët më perspektiv gjerman, Johannes Geis.

Schalke ka kompletuar transferimin me vlerë 10 milionë euro të mesfushorit Johannes Geis nga Mainz.
Geis ka impresionuar që nga transferi i tij në Coface Arena në sezonin 2013-14 duke shënuar 57 gola në paraqitjet e tij për Mainz.
Tani 21 vjeçari është i gjithi i interesuar për sfidën e re.
"Schalke më mrekullon".
"Dua të përvesh mëngët dhe të punoj shumë. Mund të jetë fillimi i diçkaje të re tek Schalke dhe të jem pjesë e kësaj".
Për transferimin e Geis i lumtur është shprehur drejtori sportiv i Schanlke, Horst Heldt.
"Jemi të lumtur që një prej lojtarëve më me perspektivë ka vendosur ti bashkohet klubit tonë".
Nga ana tjetër, Mainz ka reaguar duke nënshkruar me Fabian Frei si zëvendësim i Geis për sezonin e ri.