Lajmet e fundit

Duart nuk i kanë shtrënguar asnjëherë. As kafe nuk kanë pirë, por kanë biseduar shumë gjatë së bashku. Ai e ka dëgjuar teksa i fliste shqip qysh kur ishte nxënës në Lice. Bëhet fjalë për piktorin Gazmend Leka. Në një bisedë për “Shekulli”-n, piktori dhe grafiti, rrëfen për pjesëmarrjen e tij në ekspozitën “Nëntori”, që është çelur në Galerinë e Fakultetit të Arteve të Bukura (FAB).
Për tablonë na shpjegon se, “Natë Pashke me Kutelin”, vjen pas një borxhi që i kishte këtij autori. Gazmend Leka purtekën që nuk ia ndanë sa qe gjallë, Mitrush Kutelit, e sjell të lulëzuar me gjethe ulliri, ndërsa në sfond për bekimin i ka pikturuar një kishëz fshati. Leka ndalet edhe te zhvillimi i artit në Shqipëri, puna që është duke u bërë për të, edhe te masat që duhet marrë për të ndryshuar gjendjen.
Zoti Leka, merrini pjesë te “Nëntori 18” me “Natë Pashke me Kutelin”. Një vepër që vjen si shlyerje e një “borxhi të vjetër” ndaj këtij autori …
Mirë ma bëre pyetjen! Gjithë jeta jonë është e tejmbushur me borxhe. Nëse jemi të mbarë, tërë jetën përpiqemi t’i shlyejmë ato. Borxh ia kisha Kutelit, sepse më ushqeu me një dashuri të thellë për vendin, për bukurinë, mirësinë, shpirtin njerëzor, sikurse Naimi, Mjeda, Fishta, Zheji, Kadare, Agolli etj. E kam mik të shtrenjtë. Kurrë nuk i kemi shtrënguar duart së bashku. Kurrë nuk kemi pirë një kafe, por kemi biseduar shumë gjatë. E kam dëgjuar të më flasë qysh herët, qysh kur isha nxënës në Lice.
Më fliste shqip. Shqip-Shqip. Më pas, kur futa në bibliotekën time kolanën e tij, bisedat tona u bënë edhe më intensive. Nisi e më rrëfeu “Tregimet e moçme shqiptare”. I bëra 35 vizatime të bukura, që edhe sot mbahen mend nga brezat, që në atë kohë ishin fëmijë. Për to mora edhe çmimin e madh kombëtar “Piktori më i mirë i vitit”. Sot ndodhen në fondin e Galerisë Kombëtare të Arteve. Ato net pa fund që i ilustroja librin, e njoha edhe më mirë Mitrushin e dashur.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë: