Lajmet e fundit
Selektori i ri i azurëve e ka përcjellë përballjen mes kuqezinjve dhe gjelave, në Velodrome.

Giampaolo Ventura e ka ndjekur ndeshjen mes Francës dhe Shqipërisë.
Selektori i Italisë ishte në tribunat e Velodrome, për të marrë informata më të shumta lidhur me lojën e kuqezinjve.
Kjo pasi Shqipëria do të jetë kundërshtare e Italisë në kualifikueset e Botërorit 2018.
Kujtojmë se edhe trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi, ishte kandidat serioz për stolin e Italisë, por në fund Federata Italiane zgjodhi t’i besonte Venturës këtë post.