Lajmet e fundit

Sipas gazetares Ardiana Thaçi-Mehmeti, vendi mund të përballet sërish me zgjedhje të reja në muajin tetor, si pasojë e mungesës së një marrëveshjeje politike për formimin e qeverisë.
“Unë mendoj se kemi me shku edhe njëherë në zgjedhje në tetor, të paktën nga bisedat që kam pasur edhe me njerëz të strukturave, për shembull LDK është e bindur se nuk do ketë koalicion, edhe pse unë mendoj se koalicioni më i fortë do ishte me PDK për shkak të numrave, sepse çështja kryesore është zgjedhja e postit të presidentit, edhe pse matematikisht edhe me LDK dhe me minoritetet mund ta bëjë”, ka deklaruar ajo në “Kosova Today”.
Siç tha ajo, opsioni i një koalicioni stabil duket i vështirë, çka mund ta çojë vendin drejt një tjetër cikli zgjedhor brenda vitit. /Klankosova.tv
Ndiqni diskutimin e plotë: