Lajmet e fundit

Qysh nga premiera e tij që u shfaq për herë të parë në Festivalin e Filmit Venice në Shtator të 2015, filmi ‘’Spotlight’’ ka goditur në 6 muajt e fundit duke arritur në njërin prej filmave më të favorizuar në Oscar të këtij viti për kategorinë e ‘’Fotografia më e mirë’’.
Filmi kryesisht ka personazhe kryesore një ekip gazetarësh nga gazeta Boston Globe, e që këta të fundit hulumtuan abuzuimin e fëmijëve nga Kisha Katolike amerikane, e që arrijnë të zbulojnë fakte tronditëse për këtë rast, shkruan Reuters, përcjellë Klan Kosova.
Në fakt kështu pritej të ndodhte gjatë tërë filmit por aty ajo cfarë zbulohet është vetëm numri i priftërinjëve të përfshirë në këtë skandal dhe asgjë më shumë.
Ndërkaq një nga gazetarët që fituan çmimin Puliteze për punën e tyrë në këtë rast ishte edhe Sacha Pfeiffer, e cila ishte e portretizuar në film nga Rachel McAdams, e që e cila tha se filmii i shfaqur dhe tashmë i njohur ndërkombëtarisht ka bërë një ndryshim për viktimat e abuzimit të fëmijëve, përcjellë Klan Kosova.
Pfeiffer ka folur poashtu edhe për skenat e filmit ku karakteri i saj për herë të parë shihet duke folur me një prift i cili beson se ai nuk ka bërë asgjë të gabuar me ngacëmimin e fëmijëve.
Ndër të tjera ajo për Reuters tha se ka pasqyruar jetën e saj në këtë film tashmë të shumëkërkuar.