Lajmet e fundit

Një gjykatë në Moskë ka urdhëruar një gazetare ruse që mbulonte gjyqet e politikanit të ndjerë të opozitës ruse, Alexei Navalny, dhe disidentëve të tjerë, të qëndrojë në paraburgim në pritje të një hetimi dhe gjyqi me akuzat për ekstremizëm.
Antonina Favorskaya, e identifikuar gjithashtu nga zyrtarët e gjykatës si Antonina Kravtsova, u arrestua në fillim të këtij muaji.
Të premten, gjykata e qarkut Basmanny në Moskë urdhëroi që ajo të qëndrojë në paraburgim të paktën deri më 28 maj.
Seanca është zhvilluar me dyer të mbyllura me kërkesë të hetuesve, të cilën e ka mbështetur edhe kryetari i trupit gjykues. Favorskaya dhe avokati i saj protestuan kundër vendimit, raportoi faqja e pavarur ruse e lajmeve Mediazona.
“Jam plotësisht kundër një procesi të mbyllur. Shtypi duhet të dijë se çfarë po ndodh këtu, për çfarë jam duke u akuzuar”, citoi gazeta të ketë thënë Favorskaya, shkruan The Guardian, përcjell Klankosova.tv.