Gazetarja Rina Mujku ka thënë se i ka humbur kredibiliteti raporteve të përpiluara nga Fred Abrahams për Human Rights Watch për krime të pretenduara nga pjesëtarë të UÇK-së në Kosovë, përmes pyetjeve të avokatit të Kadri Veselit, Ben Emmerson.
Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ajo ka thënë se Abrahams edhe gjatë ditës së djeshme edhe sot e ka pranuar që ka bashkëpunuar edhe me Fondin për të Drejtën Humanitare në Beograd.
“Sipas Fondit për të Drejtën Humanitare në Beograd, në raportet e tyre që doli në pah edhe tash prej Ben Emmerson se ka citime të mëdha prej mediumeve serbe për çka ka pranuar edhe dje edhe sot Abrahams që ka marrë raporte të cilat kanë qenë prej Serbisë”, ka thënë Mujku.
“Dje ka rënë në grackë, ka qenë i papërgatitur në pyetjet që do t’i parashtronte Emerson. Sot mendohej pak më gjatë para se të jepte përgjigje dhe mundohej që të bënte dallimin”, ka shtuar ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=eHKunMC-H0o
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.