Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, direkt nga Haga, ka sjellë detajet e deklaratave përmbyllëse të Zyrës së Prokurorit të Specializuara, që nisën sot, në Gjykatën Speciale, kundër katërshes së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Mujku tregoi se kjo është hera e parë që kryeprokurorja Kimberly West, ka marrë fjalën, pas më shumë se dy vjet e katër muaj, që kur u emërua në këtë pozitë, për hetim e përndjekje të krerëve të UÇK-së.
Në deklaratën e saj, West ka folur për punën e gjykatës, ndërsa suksesin ia ka atribuuar viktimave dhe dëshmitarëve.
“Por, kjo e sotmja është hera e parë West që e merr fjalën, pavarësisht se ka pasur mundësi ta bëjë edhe në fjalën përfundimtare kundër Pjetër Shalës. Por këtë e ka bërë, qysh e tha edhe vet, për shkak se është gjykimi më i madh i Dhomave të Specializuara dhe është mundësia e fundit e Prokurorisë për ta dëshmuar arsyen se pse i do të dënuar krerët e UÇK-së. West ka folur për punën e Gjykatës Speciale dhe ka thënë se suksesi i atribuohet viktimave dhe dëshmitarëve që kanë pranuar dhe i kanë besuar zyrës së saj, që janë plot 256 – 125 prej tyre kanë dëshmuar në sallën e gjyqit dhe dëshmitarët e thirrur nga mbrojtësi i viktimave.”
Megjithatë, Mujku ka treguar një huqje të vet kryeprokurores në lidhje me dëshmitarët e thirrur nga ish-presidenti Hashim Thaçit.
Madje, ajo shpjegoi se si West ka deklaruar se ushtarakët e diplomatët që dëshmuan në mbrojtje të Thaçit, s’kanë qenë në dijeni për të bëmat, siç pretendon zyra e saj, por qëllimi i tyre ishte pushteti, transmeton Klankosova.tv
“Mirëpo, West, në fjalën e saj prej 15 minutash preh 8 orë sa ka kërkuar ZPS, e ka huqur pak mënyrën se si kanë folur, dëshmitarët e mbrojtjes, e thirrur nga Hashim Thaçi. West e ka zhvendosur vëmendjen dhe ka thënë që dëshmitarët të thirrur nga Hashim Thaçi, nuk kanë qenë në dijeni të të bëmave të UÇK-së. Ndërkaq, për këtë arsye, ajo thotë se në vitin ’98 dhe ’99, UÇK nuk ka pasur qëllim për ta shliruar popullin shqiptar nga gjenocidi serb, por krerët i akuzon se kanë pasur qëllim për të fituar dhe për ta shtrirë pushtetin pas luftës dhe deri te shpallja e Pavarësisë. Për secilin ka kërkuar, nga 45 vjet burgim."
Ndryshe, gazetarja Mujku tregoi se nesër ZPS do të vazhdojë deklaratat përmbyllëse, lidhur me përgjegjësinë e secilit prej të akuzuarve, për t’i merituar vitet burgim që i kërkoi kjo Prokurori. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=OumdZfApRjU
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.