07.07.2016 · përditësuar para 3652 dite1 min lexim
Një gazetare e re, e cila ishte duke punuar në një zone ku ka pasur përmbytje në Meksike, po bën xhiron neper internet, mirëpo jo për lajmin që ka bërë.
Lydia Cumming, e cila ishte në qytetin Puebla, është bartur nga dy banorë lokal nëpër vërshimet e ujit, në mënyre që të mos i prisheshin këpucët.
Dikush ka kapur këtë moment në fotografi e tanimë ajo pamje është shfaqur në disa forma të ndryshme, kështu duke u shndërruar në “meme”.
Si përfundim gazetarja në fjalë është pushuar nga puna në TV Azteca, të cilët e kanë akuzuar për mungesë profesionalizmi.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
A.B
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.