Lajmet e fundit

Gazetarja Edona Gashi, në emisionin “Big Talk”, ka treguar se në shoqërinë e saj ka shumë persona që i përkasin komunitetit LGBTI, për të cilët tha se i ka përkrahur dhe promovuar.
Por, ajo foli edhe për transgjinorët, për të cilët tha se është kundër, duke shtuar se nuk ka qejf t’i shoh afër vetes.
“Unë nuk do të doja dhe nuk më duket e arsyeshme me dalë kundër vullnetit të Zotit dhe me e ndërru gjininë”, tha ajo në “Big Talk”, njofton Klankosova.tv.
Gashi foli edhe për banoren e Big Brother VIP Kosova 2, Edona James, për të cilën th se nuk e paragjykon, por sipas saj, nuk po mund ta kritikojnë atë përtej gjinisë, sepse siç tha, njerëzit po thonë se e kritikon vetëm pse e ka ndërruar gjininë.
“Por, jashtë kësaj ka treguar që di të jetë shumë njerëzore kur është puna me qenë serioze, di të jetë shumë pozitive, ka dhënë atmosferë të mirë, por ka ditë me qenë shumë arrogante, ka ditë të manipulojë me mendjen e tjetrit, ka ditë të jetë shumë bipolare, por mbi të gjitha ka ditë të jetë e vrullshme”, tha ajo në “Big Talk”.