Qëndresa Bellagoshi, gazetarja e Klan Kosova, nga Kuvendi ka raportuar se deputetët e LVV-së kanë nisur të hyjnë në sallën plenare.
Veç tyre, aty janë parë edhe disa prej ministrave të kabinetit qeveritar.
Megjithatë, ajo tha se nga partitë politike nuk duket se ka ndonjë pajtueshmëri për presidentin.
LVV-ja i ka ftuar në disa seanca rresht deputetët e partive opozitare për qenë prezent në sallën e Kuvendit.
Por, meqë të njëjtit nuk morën pjesë, seancat u ndërprenë nga kryetarja Albulena Haxhiu, në mungesë kuorumi.
Bellagoshi tha se deri më tani nuk ka informacion që Hatixhe Hoxha të jetë tërhequr nga gara, siç ka paralajmëruar kryeministri Albin Kurti.
Ajo tha se opozita ende nuk është prezente në ulëset e tyre.
Ndiqeni deklarimin e gazetares së Klan Kosova:
https://youtu.be/rpCgTaEOh2c
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.