Gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Bellagoshi ka raportuar nga Kuvendi i Kosovës, ndërsa konfirmoi se në sallë plenare ende nuk janë deputetët, përveç zyrtarët e Kuvendit.
“Megjithëse do të duhej tashmë të niste seanca e tretë e thirrur sot, përkatësisht vazhdimin e saj me nijetin për ta zgjidhur presidentin, tashmë nuk ka deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, por as të subjekteve të tjera të cilët kanë ardhur këtu në sallën plenare”, ka thënë Bellagoshi
Ajo poashtu bëri me dije se deputetët në fakt gjenden në ambientet e Kuvendit por pasiqë kanë parë që ende nuk janë kolegët e tyre aty, kanë vazhduar në bufe apo duke dalë jashtë ku më pas pritet të rikthehen.
“Ajo se çfarë mund të shihet është se ka lëvizje të pakta, janë disa deputetë të Vetëvendosjes të cilët veç kanë ardhur në seancën plenare, por me gjasë me të parë që kolegët nuk i kanë këtu, kanë vazhduar qoftë drejt bufesë, qoftë duke dalë jashtë për të u takuar me deputetë tjerë për t’u dakorduar mbi seancën”, ka thënë Bellagoshi.
Ndiqeni deklarimin e gazetares:
●●●
KG
SHKRIMI NGA
Kasim Gerbeshi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.