Gazetarit Vehbi Kajtazi, ka bërë të ditur se sot i është vendosur një gjurmues GPS në veturën e tij.
Një video nga afër e pajisjes tregon se bëhet fjalë për një GPS që shërben për gjurmimin e veturave apo automjeteve të tjera.
Lidhur me rastin, policia ka ndërmarrë menjëherë veprime.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv edhe nga organet e rendit përmes zëdhënësit Daut Hoxha.
"Është intervistuar gazetari në fjalë dhe këto informacione (edhe një pajisje/dëshmi që sipas informatave fillestare dyshohet të jetë GPS), janë duke u trajtuar në bashkëpunim me prokurorinë për të sqaruar rrethanat dhe dyshimet e tjera, përfshirë këtu edhe angazhimin e profesionistëve të Policisë së Kosovës që merren me trajtimin e mjeteve apo pajisjeve të dyshimta. Për mbarëvajtjen dhe rezultatet e hetimeve që po realizohen në bashkëpunim me prokurorinë, do te njoftoheni me kohe", tha Hoxha./Klankosova.tv
https://klankosova.tv/pajisja-qe-u-gjet-ne-veturen-e-gazetarit-kajtazi/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.