Gazetari i Klan Kosovës Besnik Tahiri, i cili njihet edhe për aftësinë e të folurit të disa gjuhëve të huaja ka thënë se njohja e gjuhëve i ka shërbyer shumë në profesion pasiqë ka arritur që të marrë përgjigje edhe nga liderë të ndryshëm të botës.
"Unë kam pasur shumë raste, sidomos në serbishit me i pyet liderët serbë prej presidentit e te poshtë, dhe kur ata më kanë dëgjuar mua duke ju folur në serbishit, atëherë çasja tyre ka qenë krejt tjetër, dhe kanë qenë shumë të gatshëm për të më dhënë përgjigjje, të cilat në një farë forme ne si gazetarë as që i kishim paramenduar se do t'i merrnim ndonjëherë".
Tahiri, i ftuar në emisionin "Familja ime" në Klan Kosova theksoi se njoha e kulturave të huaja ofron mundësinë e të kryerit punë edhe në distancë.
"Sekretarit amerikan të Shtetit, në Tiranë, nuk kishim mundësi që t'i afroheshim , për shkak se ishte një vizitë shtetërore, dhe unë i bëj dy pyetje nga larg për Kosovën në anglishit, dhe atij iu tërhoq vëmendja nga pyetjet e mia dhe ai kthehet dhe jep përgjigjje, të cilat ishin temë diskutimi për dy javë rresht në skenën politike".
https://www.youtube.com/watch?v=fQP_5KfBs18
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.