16:45 - Një gazetar i të përjavshmes serbe që merret me hulumtime, “Radar”, deklaroi se ka marrë informacione nga policia se njësi të caktuara kishin refuzuar të rrihnin qytetarët.
“Natyrisht që diçka po ndodh në departamentin e policisë. Zakonisht në një tubim të tillë vendoset fillimisht xhandarmëria. Ne po marrim informacione se disa njësi policore kanë refuzuar të rrahin qytetarët, ose se nuk kanë dashur të dalin në rrugë për të mos rrahur qytetarët. Është e qartë se diçka po ndodh në polici”, tha Cvijiq në N1, duke komentuar ndryshimet e fundit të brendshme në funksionimin e policisë.
Nis protesta masive në Beograd
Protesta e madhe e paralajmëruar për të shtunën në Beograd, tashmë ka nisur.
Raportohet se në Bulevardin “Mbreti Aleksandar”, afër Parlamentit të Serbisë, janë mbledhur dhjetëra mijëra njerëz.
Mediat në Serbi raportojnë se kjo zonë është e mbyllur për trafik.
Ndërkaq, gjatë tërë ditës, por edhe nga mbrëmë, janë parë turma të mëdha njerëzish që përshkonin rrugët që çojnë në Beograd.

Ata në duar po mbajnë flamuj të fakulteteve, flamuj të Serbisë, por edhe simbole të qyteteve prej nga janë.
Protesta po mbahet kundër regjimit të Vuçiqit, dhe gjithçka ka nisur nga rrëzimi i një mburoje betoni në stacionin e trenit në Novi Sad fundvitin e kaluar, ku mbetën të vdekur 15 persona. /Klankosova.tv
15.3.2025: Pozeska ulica, Banovo Brdo
15 za 15 pic.twitter.com/OnbTGkRHa1
— Generalni Strajk Srbija - Gen. Strike ?? (@KrahSNSa) March 15, 2025
Od Skupštine do Tehničkih fakulteta ⌛snimljeno oko 15.15 ⛽ pic.twitter.com/BaMSs08VcH
— CRTA (@CRTArs) March 15, 2025