Gazetari nga Izmiri, Sokol Brahaj, thotë se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Kosovës janë forcuar vazhdimisht që nga Lufta e Dytë Botërore, por kanë marrë hov të veçantë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
“Turqia ka bërë gjithçka që në përfaqësitë e saj diplomatike të lobojë për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur”, tha ai, për emisionin "Kosova Today' në Klan Kosova.
Ai shtoi se marrëdhëniet turko-shqiptare mbeten të qëndrueshme./Klankosova.tv.
https://youtu.be/R3X18-rhRSg
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.