Departamenti i Mbrojtjes, i njohur ndryshe edhe si Pentagon, ka bërë me dije se është pranuar përfundimisht e zyrtarisht avioni Boeing 747-8 që është dhuruar nga Katari, për presidentin amerikan, Donald Trump.
Fluturakja e bukur, e quajtur edhe si pallati mbretëror në qiell, do t’i nënshtrohet disa ndërhyrjeve për të shërbyer si Air Force One, emër ky që i ngjitet çdo avioni më të cilin fluturon presidenti i Amerikës.
Reagimet pas këtij lajmi, e kanë shqetësuar Trumpin i cili, ditë më parë, tha se e pranon atë dhuratë.
Presidenti u hidhërua kur sërish u pyet për këtë temë, nga një gazetar, gjatë një takimi me kryetarin e Afrikës së jugut, Cyril Ramaphosa në Shtëpinë e Bardhë, të mërkurën.
“Çka po flet bre? Ti duhet të largohesh nga këtu. Ti je një gazetar i tmerrshëm. Ti je për turp”, i tha Trumpi, gazetarit.
Nga ky muhabet me fyerje të rënda duket se u ndje edhe më keq presidenti i Afrikës së Jugut, i cili, po ashtu, ishte nën një seri sulmesh nga homologu amerikan, i cili ishte duke e akuzuar mysafirin se shteti i tij po kryen gjenocid ndaj banorëve të vetë të bardhë.
Mbase për të dalë nga kjo situatë, Ramaphosa vendosi të përzihet pak te puna e avionit.
Ndiqni kronikën:
https://www.youtube.com/watch?v=CpDWA6vI3cs
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.