Mbrëmjen e së dielës Majaci i Podujevës u trondit nga të shtënat me armë, ku tre persona përfunduan të vdekur.
Gazetari Faton Mehmeti, në emisionin “Kosova Today” dha detaje nga rasti i rëndë, transmeton Klankosova.tv.
“Ardita Gashi e ka thirr personin me të cilin ka qenë në lidhje, Ilaz Brahimin diku pas orës 15:00, për t’u takuar në shtëpi. Me të shkuar Ilazi aty, e ka parkuar veturën, ku tashmë Ardita ka dalë për ta takuar atë. Pas një bisede që thuhet se ka zgjatur jo më shumë se 15 minutë, dhe thuhet që Ardita e ka qëlluar me kallash”, tha Mehmeti.
“Fillimisht ajo qysh nga mesdita ka qenë e armatosur, sepse ajo ka pësuar një tronditje të thellë emocionale me personin që thuhet se e ka braktisur tashmë. Me të dëgjuar krismat, Miradije Gashi, 73-vjeçarja, ka dalë për të parë se çka ka ndodhur. Momentin që ka dalë, kjo ka shty edhe në drejtim të saj, dhe ajo e plagosur është futur në shtëpi ku është mbajtur për më shumë se një orë në prani të fëmijëve dhe të resë”, u shpreh gazetari në Klan Kosova.
Kujtojmë se 31-vjeçarja Ardita Gashi privoi nga jeta 45-vjeçarin, Ilaz Brahimin dhe gruan e axhës së saj, 73-vjeçare.
Edhe Gashi vdiq gjatë ditës së sotme si pasojë e vetëplagosjes.
https://www.youtube.com/watch?v=yegL1o3t1_E
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.