Lajmet e fundit

Gazetari nga Tirana, Lavdrim Lita, ka treguar sesi janë kapur spiunët rusë në Shqipëri.
Në një lidhje përmes Skype për emisionin Info Magazine, ai tha se njëri nga djemtë i cili është 23 vjeçari cili tentoi të futej në perimetrin e uzinës së armëve të Gramshit, u pikas nga rojet.
“Në ikje e sipër, ai ka reaguar me forcë dhe ka nxjerr nga çanta një sprej i cili ka paralizuar për momentin dy rojet, por në përleshje e sipër kanë arritur ta neutralizojnë”.
Lita njoftoi se gjatë ditës së sotme, ka dalë që në makinëne tyre përveç dronëve, ka pasur edhe sende të tjera personale, por edhe fishekë.
“Duhet parë nëse kanë qenë fishekë të kalibrit të vogël. Ata kanë pasur dijeni të plotë për bazën, e kanë ditur shumë mirë historinë e uzinës”.
Ndërkohë, gazetari tutje tregoi se në këtë uzinë nga disa linja për demontimin e predhave dhe ka rreth 5 ton tritol.
“Funksionon edhe për mirëmbajtjen dhe riparimin e automatikëve AK47, por aty është testuar edhe prodhimi i një fisheku që quhet P56 që përdoret për disa armë në prodhimë të NATO-s përfshirë Shqipërinë”, tha Lita, njofton Klankosova.tv.