Lajmet e fundit

Gazetari Arlind Imeri është treguar kritik ndaj ish-opozitës, sa i përket bllokadës disa mujore të institucioneve të Kosovës.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Imeri tha se ish-opozita ka dështuar të përçojë mesazhin tek qytetarët se pse Albin Kurti nuk duhet të jetë më kryeministër, transmeton Klankosova.tv.
“Duke marr parasysh bllokadën të cilën e ka shkaktuar opozita nga marsi deri në zgjedhje, pa një kauzë, pa një qëllim të cilin kanë synuar me shku, por vetëm një bllokadë veç sa për me shkaktu probleme. Është dashur me pasë një kauzë dhe me përçu një mesazh te qytetarët. Shumë herë kemi fol që nuk po arrihet me u përçu mesazhi te qytetari dhe me i tregu cilat janë problemet e kësaj qeverie, dhe pse nuk duhet me e leju Albin Kurtin me qenë edhe një herë kryeministër. Këtu ka dështuar opozita”, tha Imeri.
Pos tjerash, ai tha se Lumir Abdixhiku duhet të heq dorë nga posti i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
“Në këto rrethana Lumir Abdixhiku duhet me rishqyrtu edhe një herë pozicionin e tij, para se me shku me u marr me vajzat e tij, duhet me dhanë dorëheqje dhe me shku i qetë me pushu te shtëpia. Një gjë të tillë e kemi kërkuar edhe nga Memli Krasniqi. Lideri duhet me marr përgjegjësi”, u shpreh ai.