Lajmet e fundit

Një gazetar televizv, u detyrua të kërkojë falje për shkak se përqafoi fort kolegën e tij femër gjatë një transmetimi.
Monika Raduloviç, e cila përfaqësoi Australinë në Miss Universe 2015 ishte në transmetimin e saj të parë teksa po raportonte motin në rrjetin televiziv Australian Channel, transmeton Klan Kosova.
Është Hamish McLachlan, gazetari sportiv i cili mbërtheu gazetaren Raduloviç duke e përqafuar shumë teksa kjo e fundit mundohej të i distancohej përderisa ishte duke raportuar.
Ndërkaq shkëmbimi i përqafimeve në atë mënyrë, ndezi mjaft kritika, prandaj edhe ky i fundit patjetër që u detyrua të kërkojë falje, transmeton Klan Kosova.