Gazetari i Daily Express, Zak Graner Puriks ka komentuar rreth të dhënave të publikuara në Mbretërinë e Bashkuar ku thuhet se shqiptarët zënë vendim më të lartë sa u përket krimeve.
Lista në krye të tabelës së krimeve vendos shqiptarët si kombësia më e mundshme për t’u arrestuar, të ndjekur nga afganët, irakianët, algjerianët dhe somalezët, transmeton klankosova.tv.
Mirëpo, Puriks, për euronews.al, tha se është një numër i vogël shqiptarësh që jetojnë në Britani të cilët janë përfshirë në krime, ndaj nuk duhet parë i gjithë komuniteti i shqiptarëve si të rrezikshëm.
https://www.youtube.com/watch?v=J2cC6ndGNus
''Mendoj se nuk është e drejtë. Kam qenë në Shqipëri disa herë dhe nuk mund të them që nuk është një vend i sigurt për gratë. Kjo nuk përfaqëson shqiptarët. Problemi është se kush ka ardhur nga Shqipëria në Angli, fatkeqësisht është një numër i vogël i popullsisë që mund të jetë i prirë të përfshihet në episode kriminale të cilat ju i përmendët''.
''Shtëpitë e barit janë një fenomen shumë i përhapur te shqiptarët, ndaj shikojmë edhe shifra të tilla. Disa që kanë hyrë vitet e fundit mund të jenë akuzuar për ngacmime apo krime të tjera, por nuk jam dakord që shqiptarët të cilësohen si kriminela'',-u shpreh ai.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.