Gazetarja e RTE Teresa Mannion gjatë raportimit të saj nga bregu Galway më 5 dhjetor bëri që ajo të quhet një “legjendë” në mediat sociale.
Në video, Mannion mund të shihet tërësisht e lagur nga shiu i tmerrshëm, dhe duke luftuar për t’ju qëndruar erërave të forta të stuhisë, por ajo ende ka vazhduar me raportim duke mos u ndalur.
Emri Mannion ishte hit në Twitter gjatë fundjavës, transmeton Klan Kosova.
Kjo stuhi dhe erërat e forta kanë përfshirë veriperëndimin e Anglisë dhe Skocisë gjatë kësaj fundjave.
Nga kjo stuhi shumë shtëpi mbetën nën ujë, shumë lumenj dolën nga shtrati, e shumë makina kanë ngec nën ujë, dhe rreth 60,000 shtëpi në veri kanë mbetur pa energji elektrike.
https://www.youtube.com/watch?v=atPy23O54Bk
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.