Mediumi zviceran “Blick” gjatë së shtunës ka bërë publike një fushatë vetdijësuese për vaksinim, me theks të veçantë për komunitetin shqiptar.
Ata kanë vendosur fjalinë “Ju lutem vaksinohuni” në ballinë, ndërkohë që të njëjtën thirrje e kanë bërë edhe në disa gjuhë të tjera, njofton Klan Kosova.
Mirëpo, fakti që për shqiptarët vazhdimisht po bëhet thirrje, sipas mikrobiologes, Fatime Imeri-Berisha, bëhet për shkak të rritjes së numrit të hospitalizuarëve shqiptar në Zvicër, e po ashtu për skepticizmin që sipas saj tashmë është në rënie.
Por, fushata sensibilizuese e mediumit zviceran, sado qëllim mirë, nëse fokusohet në një komunitet mund të ketë efekt stigmatizues, sipas drejtorit të zyrës për integrim në Lozanë, Bashkim Iseni.
Sipas tij duhet të theksohet edhe fakti se sa kanë pasur mundësi të vaksinohen shqiptarët para se të niseshin në pushim, e që sipas tij kjo mund të dallohet edhe me numrin e të infektuarve në pjesën frankofone që është më i ulët se në pjesën gjermanofolëse, që qasja në vaksinim ishte më e vështirë.
https://www.youtube.com/watch?v=f19Pm-SAaYg
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.