Gazeta Il Foglio, një gazetë e përditshme kombëtare në Itali, vendosi të ndërtojë chatbotin e saj të AI dhe ta shkruajë të gjithë përmbajtjen e gazetës për më shumë se një muaj.
IL Foglio AI, botoi mbi 22 artikuj me faqen e parë kushtuar lajmeve, temave kulturore, opinioneve dhe pjesëve të debatit të stimuluara nga AI, me faqen e fundit që ishte politika dhe ekonomia.
Sipas redaktorit gazetës së përditshme italiane, Claudio Cerasa, përdorimi i inteligjencës artificiale në redaksi është si të kesh një bashkëpunëtor të ri që është i shpejtë dhe shumë ironik.
Në përgjithësi, redaktori i Il Foglio, Cerasa tha se eksperimenti ishte një sukses që do të vazhdojë të botohet një herë në javë dhe AI "do të jetojë brenda gazetës" me artikuj që mund të shkruhen nga "herë pas here", tha gazeta.
"Inteligjenca artificiale (AI) do të plotësojë punën e gazetarëve dhe ndonjëherë do ta bëjë atë më ironike", tha ai.
AI gjithashtu do të integrohet diku tjetër në redaksinë e tij, si në podkaste, gazeta, libra, debate dhe seminare. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.