Fotot para dhe pas të bëra nga grimeri Arbër Bytyqi, janë thjesht të pabesueshme, kështu nis një artikull i bërë nga gazeta britanike Mirror.
Të gjitha gratë duhet të ndihen të bukura dhe të besojnë në ditën e tyre të dasmës.
Disa vajza vendosin të duken si në përditshmëri por nga edhe prej atyre që duan të provojnë diçka të re, transmeton Klan Kosova.
Make-up artisti ka transformuar nuse në ditën e tyre speciale dhe ka ndarë fotografi para dhe para të cilat janë thjesht të pabesueshme.
Arbër Bytyqi grimon rreth 100 nuse në vit dhe secila punë e tij është shumë unike.
Ai tha për BoredPanda: “Kur takohem me klientin, pyetja ime e parë është çfarë lloj rasti keni?”.
“Unë gjithashtu pyes klientët e mi nëse kanë ndonjë kërkesë specifike. Për shembull, nëse duan një pamje natyrale apo më të rëndë. Pastaj kërkoj nga ato që të ma tregojnë fustanin që ato do të veshin. Dizajni i veshjes dhe detajet zbulojne stilin e syrit të klientit. Pastaj analizoj karakteristikat e tyre të ftyryës”, tha ai.
Më poshtë mund t’I shihni transformimet e disa nga vajzat që Arbëri ka grimuar.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.