Lajmet e fundit

Gavi nuk u stërvit të hënën me Spanjën, një ditë pas barazimit me Gjermaninë në Kupën e Botës.
Ai e pësoi një dëmtim të lehtë në barazimin 1-1 në stadiumin “Al Bayt” të dielën.
Mesfushori 18-vjeçar u zëvendësua në minutën e 66-të kundër Gjermanisë, pak pasi Spanja kaloi në epërsi 1-0, transmeton Klankosova.tv.
Lëndimi nuk pritej ta pengonte Gavin të ishte i disponueshëm në ndeshjen e fundit të grupit kundër Japonisë të enjten.
Spanjës i duhet një barazim për të arritur në raundin tjetër.