Më 14 qershor bëhen një vit prej miratimit në parim të Projektligjit për Pagën Minimale.
Për deputetin e AAK-së, Pal Lekaj, kjo përbën një dështim për qeverinë, që sipas tij është i radhës i ekzekutivit,
“Me këtë qeveri nuk mund të pritet diçka më mirë. Nuk e them këtë se vi nga opozita, por për dy vjet e gjysmë nuk e di se me çfarë mund të mburren”, është shprehur Lekaj në emisionin e ekonomisë, Portofol në Klan Kosova FM.
https://www.youtube.com/watch?v=UCO-wgDHRsE
“Tjetër është Ligji i Pagave, Veteranët, Trusti, bordet e politizuara, investimet kapitale, të cilat kanë qenë vetëm 16 përqind në vitin 2022. Bëhet fjalë për 700 milionë euro të pashpenzuara.
Nëse veteranët e luftës janë arsyeja pse nuk është miratuar Ligji për Pagën Minimale, Lekaj ka thënë se kjo kategori nuk meriton trajtimin që po i bëhet.
Derisa me gjithë zhbllokimin e të hyrave vetanake të komunave, ai cilëson se dëmi i bërë është i pariparueshëm.
https://www.youtube.com/watch?v=GIg3N7K_LcM
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.