Klubi i natës "Gate" ka dalë me sqarim pas zjarrit që shpërtheu sot në këtë lokal në orët e hershme të mëngjesit.
Në një postim në Instagram, "Gate" shkruan se kanë vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar.
"Shkaktarin e fatkeqësisë tonë ua kemi lënë në dorë autoriteteve shtetërore, besojmë se jemi në duar të sigurta", shkruan ky klub.
Ndër tjera u shtua se nga sot do të planifikojnë rikthimin e tyre edhe më të fortë.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.