Lajmet e fundit

Mentor Berisha, pronar i një restoranti në Prishtinë, ofroi kafe dhe çaj falas për tifozët turq që mbështetnin kombëtaren e tyre për ndeshjen finale të play-offit ndaj Kosovës.
Ky veprim u vlerësua nga Federata Turke e Futbollit, e cila e ftoi atë për një vizitë në Stamboll, raporton Klan Kosova.
Berisha mori mirënjohje të madhe dhe u emocionua nga respekti i tifozëve turq, të cilët e vlerësuan me bakshish të majmë.
Si dhuratë, ai mori bileta VIP për një ndeshje të Galatasarayt.