Lajmet e fundit

Gastroenterologu kosovar, doktor Krenar Reshitaj, specialist i Gastroenterologjisë dhe Hepatologjisë, është pranuar si anëtar i American Gastroenterological Association (AGA), një nga organizatat më profesionale dhe me ndikim në fushën e gastroenterologjisë në nivel ndërkombëtar.
Reshitaj do të jetë anëtar me të drejta të plota, raporton Klankosova.tv
AGA është e njohur për rolin e saj në zhvillimin e udhëzimeve klinike, edukimin e vazhdueshëm mjekësor dhe avancimin e praktikave bashkëkohore në diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të traktit tretës – me një traditë të gjatë.