Lajmet e fundit

Trajneri i Atalanta-s, Gian Piero Gasperini, ka dalë si kandidat potencial për t'u bërë trajner i Milanit në rast se klubi e largon Genaro Gattuso-n.
Kështu së paku raporton La Gazzeta dello Sport, ndërkaq thuhet se drejtori teknik Paolo Maldini është fans i punmës së Gasperinit.
Italiani ka arritur të bëjë punë të mrekullueshme këtë stinor me Atalanta-n duke zënë aktualisht vendin e katërt në Serie A.
Në anën tjetër, bisedimet për një pasardhës të mundshëm të Gattuso-s tashmë kanë filluar te Kuq e Zinjtë.