Lajmet e fundit

Rasmus Hojlund po kalon në formë të shkëlqyeshme këtë sezon me Atalanta, duke regjistruar 7 gola dhe 3 asistime në 27 ndeshje në të gjitha garat.
Për këtë e vlerëson trajneri i tij, Gasperini, i cili njëkohësisht i frikësohet largimit të tij, shkruan gazetari Fabrizio Romano.
"Nuk kam parë aq shumë sulmues të mirë në moshën 20 vjeçare sikurse Hojlund. Ai mund të zhvillohet edhe më shumë, është shumë i mirë. Klubet e mëdha gjithmonë janë në kërkim të këtyre talentëve. Mund të na ofrohet ndonjë ofertë e madhe që është e pamundshme të refuzohet", tha Gasperini.