Trim Gashi, tifoz i Kombëtares së Kosovës ka komentuar humbjen e ‘Dardanëve’ ndaj Turqisë, dhe eliminimin e saj nga kualifikimi në Kupën e Botës.
Në emisionin “Ora Shtatë”, Gashi tha se Turqia nuk e meritoi fitoren, transmeton Klankosova.tv.
“Si përfundim, kanë bërë një super lojë. Nuk kisha me thënë që turqit e kanë merituar fitoren, miro në sport luan rol edhe fati. Nuk dominuan në lojë, por besoj që Kosova kurrë më afër nuk e ka pasur fitoren, dhe ka mundur të bëjë më shumë”, tha Gashi.
Ndër të tjera, ai shtoi se ‘Dardanët’ më mirë po luajnë si mysafirë sesa vendas.
“Ndoshta është ai presioni i vendit, i publikut dhe i dëshirës për të fituar”, u shpreh tifozi në Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=umefyJHNTqI
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.