Lajmet e fundit

Shkëlzen Gashi shijon aventurën në Major League Soccer. Për tu bërë pjesë e Colorado Rapids në kampionatin amerikan, sulmuesi i kombëtares shqiptare refuzoi oferta si në aspketin futbollistik ashtu edhe në atë ekonomik. Në një intervistë të dhënë për mediat zvicerane, Gashi ka folur për sezonin e tij të parë në MLS, duke theksuar se ka bërë realitet një ëndërr. ” Kam lënë pas një vit fantastik, kam fituar disa cmime, ja kam dalë të ndihmoj skuadrën me paraqitjet e mia në fushë dhe për këtë jam shumë i lumtur nënvizoi, ish lojtari i Baselit.