Kujtim Gashi, kandidati për deputet i PDK-së, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të ketë më shumë se 25 për qind të votave.
Në emisionin DPT Fidani, ai ka deklaruar se PDK-ja do të jetë partia e parë fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit.
"Unë jam i bindur që do të kemi më shumë se 10 për qind diferencë me subjektin e dytë politik, që neve na garanton komoditet për të bërë qeverinë. Besoj se e dyta do të jetë LVV-së afër LDK-së, por mjaftueshme që LDK me PDK me bo qeverinë".
"Më 9 shkurt PDK-ja do të fitojë me për qindje shumë të lartë, besoj se LVV nuk do të kalojë 25 për qind", ka thënë Gashi. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=aWUeHtsH6fU&t=80s
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.